Kalimi i James Rodriguezit nga Real Madrid te Bayern Munich verën që shkoi, u cilësua si një nga lëvizjet më të rëndësishme të atij afati kalimtar.
U mendua se kolumbiani do të rikthente ditët më të mira të karrierës në ‘Alianz Arena’, ku për trajner do të kishte Carlo Ancelottin, me të cilin punoi edhe te Real Madrid.
Por shkarkimi i Ancelottit, ka hapur rrugë edhe për largimin e Jamesit Rodriguezit, dhe atë që në muajin janar.
Mos vazhdimësia e të luajturit, ka bërë që 26 vjeçari të mendojë seriozisht për të ardhmen, dhe atë larg nga Bayern Munich.
Alternativë e lojtarit mbetet Serie A, dhe dy skuadrat nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milan.
Pacolli pret në takim ambasadorin Orav, diskutohet bashkëpun...
Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi edhe në rigjykim dënohet me...
Bordi i Paqes lanson faqen zyrtare, vendosen edhe flamujt e ...
E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit pë...
Aktakuzë ndaj burrit që kërcënoi gazetarët në Viti
Mastantuono rigjen formën fizike, gati për përballjet vendim...