Mesfushori anglez, James Milner, ka vendosur një rekord të ri të asistimeve, brenda një sezoni të Ligës së Kampionëve.
Liverpooli zhvilloi një tjetër super ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve, të inspiruar nga ylli i tyre, Mohamed Salah.
Salah shënoi dy gola dhe asistoi dy herë, për Saido Mane dhe Roberto Firminio.
Pastaj, ishte radha e anglezit, James Milner, i cili harkimin e tij në gol e shndërroi sulmuesi brazilian, Roberto Firminio.
Ky asistim ishte i nëntë i Milner në këtë sezon, duke ia kalur sulmuesit anglez, Wayne Rooney (tetë asista, 2013/14) dhe Neymarit që sezonin e kaluar kishte tetë.
Roma edhe pse pranoi pesë gola, arriti disi të shënojë dy gola.
Megjithatë, rekordi i Milnerit mund t’i rrezikohet nga bashkëlojtari i tij, Firminio, i cili ka regjistruar shtatë asistime deri tani. /arbresh.info./
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...