Juventusi ka nisur sezonin në mënyrë përfekte nën drejtmin e Thiago Mottas, ku ka dy fitore në po aq ndeshje në Serie A.
Mirëpo skuadra ende nuk është kompletuar dhe “Zonja e Vjetër”, ka për qëllim afrimin e një anësori pas largimit të Chiesas në drejtim të Liverpoolit, shkruan Arbresh.info.
Drejtuesit biancconer kanë arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e Jadon Sanchos.
Sipas gazetarit Fabrice Hawkins, Juvnetusi e Unitedit kanë rënë dakord për transferimin e anglezit në formë huazimi, duke pasur obligim të blejnë verën e ardhshme kartonin e anësorit.
?BREAKING Agreement between Manchester United and Juventus for Jadon Sancho. Loan + obligation to buy
The player keen to the move pic.twitter.com/25Kjf37hp0— Fabrice Hawkins (@FabriceHawkins) August 28, 2024
Lojtar është ‘i etur’ për një lëvizje të tillë, pasi ai asnjëherë nuk ka gjetur vetën tek Manchester Untied shkak i trajnerit Erik ten Hag.
Mbetet të shihet deri në fund nëse ky transferim do të arrihet.
Kujtojmë se Chelsea i ka ofruar ‘djajve të kuq’, Raheem Sterlingun dhe Ben Chilwell për shërbimet e lojtarit të përfaqësueses angleze.
Sancho ka qenë i huazuar nga janari deri në fund të sezonit të kaluar tek Borusia Dortmund./Arbresh.info/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...