Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Zvicrën.
‘Dardanët’ dhe helvetët do të ballafaqohen në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.
‘Tempulli’ i kryeqytetit tonë, pritet që si asnjëherë më parë të jetë i mbushur me tifozë.
Por, sipas Federatës së Futbollit të Zvicrës, në ‘Fadil Vokrri’ nuk do të mungojnë as tifozët zviceran.
“Të dy kombet presin një atmosferë pasiononte, por paqësore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Arena në Prishtinë u shit brenda dy orëve, rreth 700 tifozë do ta shoqërojnë Zvicrën në ndeshjen e parë konkurruese kundër Kosovës”, thuhet në njoftim e Federatës zvicerane të futbollit. /rtk
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës