Gareth Bale do t’i mungojë Real Madridt për rreth dy javë.
‘Los Blancos’ do të duhet që në pjesën më të madhe të muajit janar të mos llogarisin në shërbimet e yllit të tyre, Gareth Bale.
Uellsiani është detyruar të lë fushën në barazimin 2:2 të Real Madridit në udhëtim te Villarreal ditën e enjte.
Në rezultatet e para të testeve të bëra, thuhet se Bale vuan nga një dëmtim i muskujve të klasës së parë në këmbën e majtë.
Edhe pse Real Madrid nuk jep ndonjë periudhë të mungesës së tij, mediet në Spanjë raportojnë se Bale do të mbetet jashtë fushave deri në dy javë.
Ndeshjet në të cilat do të mungojë Bale janë ato kundër Real Sociedad në shtëpi dhe Real Betisit në udhëtim.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...