Në afatin kalimtar të janarit, Barcelona synonte të përforconte mbrojtjen, pas lëndimeve të shumta në këtë repart.
Katalanët mes shumë spekulimeve, arritën të transferojnë Jeana Clair nga Toulouse dhe Jeison Murillo nga Valencia.
Para se të arrihej marrëveshja me këta dy mbrojtës, katalanët kanë provuar të bindin mbrojtësin e Fenerbahces, Martin Skrtel, për të kaluar në ‘Camp Nou’.
“Barcelona në muajin e fundit këmbënguli për Skertel, sepse kishte nevojë për lojtar rezervë, ose për zëvendësim të Gerard Pique dhe Samuel Umtiti. Megjithatë, klienti ynë e refuzoi ofertën”, ka deklaruar një zyrtar i agjencisë që menaxhon me mbrojtësin sllovak, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ai është i lumtur në Stamboll, luan një rol të rëndësishëm në Fenerbahce dhe është i vendosur të mbetet në mesin e lojtarëve kryesor, por jo të jetë rezervë në Barcelona.
Skertel një pjesë të madhe karrierës e ka kaluar te Liverpool, për të cilën skuadër ka zhvilluar 320 ndeshje.
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja