Viti 2018 do të mbahet mend si vit që i dha fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos rreth trofeut të Topit të Artë.
Nëse votat e trajnerëve, lojtarëve dhe gazetarëve nga e gjithë bota ndryshuan historinë duke i dhënë Luka Modricit çmimin Topi i Artë, ata, e asnjë futbollist në botë nuk mundi të ndryshojë dominimin e Messit dhe Ronaldos në fushat e blerta.
Dy futbollistët më të mirë në histori, edhe këtë vit garuan mesvete për golashënuesin më të mirë të vitit.
Ishte Lionel Messi që triumfoi në fund me 51 gola të shënuara përgjatë këtij viti, duke e lënë pas Cristiano Ronaldon, me 49 gola.
Në vendin e tretë është renditur Robert Lewandowski me 46 gola, ndërsa Mohamed Salah në vendin e katërt me 44 gola.

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...