Portieri i Liverpool, Alisson Becker, javën e kaluar bëri bujë në rrjetet sociale, pas një veprimi akrobatik.
Sot, braziliani provoi përsëri të kënaqte publikun me pakëz spektakël, mirëpo tashmë po bënë bujë për gabimin e tij fatal.
Duket se kjo do të jetë hera e fundit për Alisson që tenton gjëra të tilla, pasi në një intervistë pas ndeshjes është shprehur se do të marrë mësim nga gabimi që bëri.
“Jam i nevrikosur që bëra një gabim dhe futa skuadrën në situatë të vështirë. Kur njëri bën gabim, ndikon tek të gjithë.
Është pjesë e lojës timë (loja me këmbë) ,mirëpo, nuk do të bëhem arrogant e të them se do të vazhdoj ta bëjë atë gjë. Duhet të mësojmë nga gabimet” ishin fjalët e Becker.
Liverpool megjithatë arriti të marrë pikë të plota në takimin ndaj Leicester dhe tashmë prinë në tabelë me totalin e pikëve në katër ndeshje (12)
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...