Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka hedhur poshtë mundësinë për transferim në Manchester United.
Daily Mail thotë se United ka pësuar një goditje në garën për nënshkrimin me reprezentuesin kroat për shkak se familja e lojtarit nuk dëshiron të zhvendoset në Manchester, transmeton portali arbresh.info.
Ylli 31-vjeçar shpreson të qëndrojë në Camp Nou por nëse situata e tij nuk ndryshon, atëherë lojtari do të largohet dhe nëse ndodhë kjo familja e tij do të preferonte kalimin në Paris, Milan ose në një vend ku klima është më e mirë sesa në Manchester.
United kërkoi shërbimet e Rakiticit në dhjetor dhe janar dhe klubet vazhduan dialogun, por në muajin mars gjërat ndryshuan plotësisht.
Barcelona dëshiron të shes disa lojtarë për të zvogëluar faturën e pagave, por familja e Rakitic ka bërë të qartë se nuk dëshirojnë të zhvendosen në Manchester United./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...