Përfaqësuesja e Holandës do të jetë pa golashënuesin e saj historik, Memphis Depay, në sfidën e së enjtes kundër Maltës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Sulmuesi holandez, i cili një muaj më parë theu rekordin e Robin van Persie dhe u ngjit në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e kombëtares me 52 gola, është aktualisht pjesë e klubit brazilian Corinthians.
Depay kishte planifikuar të udhëtonte drejt Holandës për t’iu bashkuar skuadrës kombëtare, por ka zbuluar se pasaporta e tij ishte vjedhur. Pavarësisht kësaj, ai është paraqitur në aeroport me shpresën se do të mund të udhëtonte me dokumentacion alternativ, por autoritetet nuk i kanë lejuar udhëtimin.
Mungesa e tij u konfirmua edhe nga trajneri Ronald Koeman, i cili tha se mbërritja e Depay me një ditë vonesë, edhe pse me dokumentacion emergjent, nuk do t’i siguronte atij një vend në skuadër për ndeshjen kundër Maltës.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?