Italia pritet të mbetet pa dy qendërmbrojtësit kryesor të skuadrës, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci ndaj Zvicrës, pasi dyshja e Juventusit e humbën ndeshjen ndaj Fiorentinës për shkak të lëndimit.
Italia pret Zvicrës në “Stadio Olimpico” në Romë të premten në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Roberto Mancini dhe stafi i tij do të monitorojnë nga afër Bonuccin dhe Chiellinin, të cilët humbën ndeshjen e Juventusit për shkak të lëndimeve të lehta të muskujve.
Sipas “CalcioMercato”, të dy mbrojtësit do t’i bashkohen ekipit kombëtar nesër dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore pas mbërritjes së tyre në Coverciano.
“Azzurët” tashmë janë pa Marco Verratin, i cili pësoi lëndim në ijë me PSG dhe do të kthehet në aksion pas pushimit.
Italia dhe Zvicra ndajnë pikë të barabarta në krye të Grupit C, por “Azzurrët” kanë goldiferencë më të mirë se “Helvetikët”.
Skuadra e Roberto Mancitit do të përballet me Zvicrën të premten dhe Irlandën e Veriut të hënën për të përmbyllur fazën kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë