Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, Bosnja prenë biletën për Amerikë

23:54 | 31 Mars 2026
D.H

Bosnjë-Hercegovina është kualifikuar në Botëror pasi ka eliminuar Italinë pas penalltive në finalen e plejofit që u luajt në Tuzla të martën mbrëma.

Koha e rregullt përfundoi baras 1:1. Por në penallti, vendasit u treguan më të saktë duke fituar 4:1.

Italia kaloi në epërsi e para pas golit të Moise Kean. Por punët për ta u përkeqësuan kur mbrojtësi Bastoni u ndëshkua me të kuq në fund të pjesës së parë.

Bosnja barazoi në minutën e 80-të me Tabakoviq.

Në penallti, fitoi 4:1.

Është hera e dytë që Bosnja do të luajë në Botëror. Për Italinë, është Botërori i tretë me radhë ku nuk do të marrë pjesë.

Shpërndaje në rrjete sociale