Ekipi i Kombëtares së Italisë ka mbërritur sot (e shtunë) në Aeroportin e Lutonin në Londër përpara finales së tyre në Euro 2020 kundër Anglisë.
Italianët do të luajnë ndeshjen me Anglinë të dielën në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, që zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin Wembley.
Skuadra e Roberto Mancinit ka zbarkuar tashmë në Londër, dhe lojtarët e stafi ishin të veshur me rroba të zeza dhe me xhaketa të hirta plot stil.
Mancini përshëndeti mikpritësit në aeroport, ndërsa u pasua nga shoku i tij i ngushtë dhe shefi zyrtar i delegacionit Gianluca Vialli.
Kapiteni dhe lideri frymëzues i ekipit, Giorgio Chiellini dhe mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, ishin lojtarët e parë që dolën pas Mancinit.

Mbrojtësi i lënduar Leonardo Spinazzola, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë të turneut përpara se të thyente ‘Tendinin e Akilit’ në fitoren e çerekfinales kundër Belgjikës, ishte gjithashtu me paterica për të mbështetur shokët e tij të skuadrës.
Azzurrët fituan në penallti kundër Spanjës në gjysmëfinale, duke triumfuar përfundimisht 4-2, por kishin një ditë më shumë sesa Anglia për tu rikuperuar.


Skuadra e Mancinit ka qenë vazhdimisht mbresëlënëse në garë, duke pësuar vetëm tre gola, me mbrojtësit Chiellini dhe Leonardo Bonucci, mesfushorët Verratti, Nicolo Barella dhe Jorginho, plus anësorët sulmues Lorenzo Insigne dhe Federico Chiesa që mund të jenë lojtarët kryesorë.
Ata do të shpresojnë të fitojnë trofeun e dytë të Evropianit, pas atij të parit që e fituan kundër Ish-Jugosllavisë më 1968 në Romë në epokën e Dino Zoff dhe Giacinto Facchetti./telegrafi
Members of the Italian team have arrived at Luton Airport ahead of the #Euro2020 final against England tomorrow at Wembley.
Today’s top stories: https://t.co/JcDzRdsD1Z pic.twitter.com/aHlU7kw7kj
— Sky News (@SkyNews) July 10, 2021
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...