Italia e ka zbuluar fanellën e re të ekipit kombëtar, me të cilën të kaltrit do t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi, e cila është frymëzuar nga Renesanca e Italisë.
Fanella e re është frymëzuar nga epoka e cila pati ndikim në kulturën e artit dhe arkitekturës në Itali, transmeton Arbresh.info.
David Bremond, shefi i kompanisë së PUMA-s, e cila e dizajnoi fanellën e re, ka thënë: “Gjatë Renesancës, Italia ishte epiqendra e kreativitetit dhe zbulimit”.
“Kjo fanellë do t’ia dëshmojë botës krenarinë, pasionin dhe entuziazmin e italianëve”, shtoi ai.
Italia do të luajë me këto fanella në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.
Kobbie Mainoo zyrtarisht vazhdon kontratën me Man United
Albulena Haxhiu: Procedura për shkarkimin e Ambasadorit në V...
Gonzalo drejt largimit nga Real Madridi, gjiganti italian ri...
Gjini: Jam i nominuar për kryeministër, luftojmë për betejë ...
Zyrtare: Zgjedhjet mbahen me 7 qershor
Ousmane Dembele lojtari më i mirë i gjysmëfinaleve të para