Istogu ka triumfuar ndaj Vushtrrisë me rezultat të ngushtë 31:30 në turneun Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll për femra.
Ndeshja gjysmëfinale ka qenë e fortë dhe është vendosur vetëm në sekondat e fundit. Vushtrriaset kanë pasur në dispozicion aksionin dhe gjuajtjen e fundit, por pa arritur të shënojnë, duke u dhënë kështu fitoren minimale istogaseve.
Astou Ndiaye ka qenë protagoniste me dhjetë gola për Istogun, ndërsa Paulo Sebastiao Suca ka dhënë kontribut me shtatë gola. Nga katër gola i kanë shtuar Suzana Ujkiq dhe Nihed Limem.
Te Vushtrria, Sevdanur Ozkan ka pasur dymbëdhjetë gola, kurse Burneta Rama dhe Gentiana Basholli kanë realizuar nga pesë, ndërsa Fetane Uzunlar ka shënuar katër herë. Portierja Arjeta Maloku është dalluar me pritje vendimtare.
Istogu do të luajë finalen të dielën nga ora 17:30.
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...
Ndalohet shtetasi serb në Jarinje, i konfiskohen materiale n...
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...