Pasi u refuzua në Komisionin e garave, ankesën e Prishtinës e ka refuzuar sot edhe Komisioni i Ankesave në Federatë.
Bëhet fjalë për ndeshjen me Dukagjinin e Klinës ku prishtinasit humbën me rezultat 1-0 me një gol që ishte gabim i gjyqtarit.
“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në marrjen e këtij vendimi i është referuar nenit 79 të Rregullores së Garave. Bazuar në nenin 74 Komisioni ka konstatuar se nuk ka asnjë nga shtatë shkeljet esenciale të dispozitave të rregullave të lojës. Ndërsa sa i përket rastit të referimit i njëjti është duke u trajtuar në Komisionin e gjyqtarëve”, thuhet në arsyetimin e Komisionit për Ankesa.
Komisioni i Ankesave e ka regjistruar ndeshjen me rezultat 1-0 ndeshjen Dukagjini-Prishtina.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...