Trajneri i mirënjohur Ismet Munishi nuk do të jetë më pjesë e Dukagjinit.
Ai sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të klubit klinas, shkruan Arbresh.info.
Në njoftimin e tij ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë për arsye personale, si dhe ka falënderuar stafin teknik, presidentin e klubit dhe gjithë qytetarët e Klinës.
“Faleminderit, Klinë!
Rrugëtimi im te KF Dukagjini (Klinë) mbaron këtu. Për arsye personale, jap dorëheqje nga posti i trajnerit. Falënderoj qytetarëve të Klinës, Presidentit Fabian Veseli dhe Drejtorit Korab Desku! Falënderoj stafit të trajnerëve: Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina! Falënderoj lojtarëve për sakrificën dhe përkushtimin e tyre.
Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim!”, ka shkruar ai.
Padyshim ky është një lajm jo i mirë për Dukagjinin, pasi klubi në krye me Munishin po kalonte ecuri të mirë dhe ishte në top katërshe të ligës.
Aktualisht kur kanë kaluar 12 xhiro, Dukagjini është i katërti me 17 pikë./Arbresh.info
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit