Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Munishi siç bëhet e ditur është dënuar me gjobë në shumë prej 300 euro, pasi, pas ndeshjes Prishtina-Ballkani, ka akuzuar për gjyqtarët për epilogun përfundimtar, sipas FFK-së.
“Kryetrajneri i FC “Prishtina”, Ismet Munishi , nr ID.009766M74. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes akuzon gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Prishtina-Ballkani si dhe të disa ndeshjeve të këtij stinori. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në njoftim.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...