Ish trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld i ka sugjeruar Xherdan Shaqirit për të vazhduar qëndrimin në Liverpool.
Edhe pse nuk ishte i pranishëm në fushë gjatë triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve, Hitzfeld thotë se Shaqiri mund të jetë krenar për sezonin e tij te “Redsat”, transmeton portali arbresh.info.
“Është e qartë se për aq gjatë sa Firmino, Mane dhe Salah janë aty, ai do të ketë kohë të vështirë. Ai është ende i ri. Por, Liverooli ka shumë ndeshje, prandaj ai do të jetë në fushë”, ka thënë Ottmar Hitzfeld për Blick.
“Mendoj se Shaqiri është duke bërë një karrierë fantastike. Nëse jeni në një skuadër fituese të Ligës së kampionëve, dhe fitues i dyfishtë madje, atëherë ju mund të jeni krenar gjithashtu”
“Kjo është fantastike”, përfundon Hitzfeld./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?