E gjithë Zvicra është duke diskutuar rastin e Xherdan Shaqirit.
I fundit që ka folur në lidhje me mungesën e tij te skuadra kombëtare me arsyen se dëshiron të “fokusohet plotësisht te Liverpooli” është ish trajneri i tij – Ottmar Hitzfeld, transmeton portali arbresh.info.
70-vjeçari ka prekur një mori temash në një intervistë për Blick, por shton gjithashtu se Shaqiri duhet të shikohet si një lule.
I pyetur nëse për Shaqirin është i nevojshëm kujdes më i madh sesa ndaj të tjerëve, Ottmar tha:
“Shikoni, lojtarët ofanziv si Shaqiri kanë nevojë për më shumë kurajë. Ata janë si bimët, si lulet që ju duhet të kujdeseni për to. Ata janë artistë që japin gjithçka në fushë nëse i trajtoni siç duhet. Për shembull, mbrojtësit janë më shumë të fuqishëm, më shumë me karakter”
“Lojtari ka qenë gjithmonë gjëja më e rëndësishme për mua, qoftë në kombëtare apo Bayern”
Shaqiri raportohet se nuk ndihet i vlerësuar mjaftueshëm nga trajneri Vladimir Petkovic dhe besohet se është i zemëruar që Granit Xhaka është kapiten në vend të tij./arbresh.info/
Shqipëria miraton paktin strategjik me Italinë
Sekuestrohet automjeti i kosovarit në Gjermani, kishte plot ...
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...