Ish trajneri i AC Milan-it, Inter-it dhe Juventus-it, Alberto Zaccheroni beson se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ia del të bëjë më shumë ndryshim se ylli portugez Cristiano Ronaldo.
Pavarësisht moshës, dy yjet janë dy shkëlqyer në klubet momentale Juventus dhe AC Milan, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Zaccheroni beson se suedezi arrin të bëjë më shumë ndryshimin se portugezi.
“Kam stërvitur kampionë të mëdhenj në karrierën time, nga Bierhoff të Weah, të Adriano, por pendohem sepse asnjëherë nuk e kam stërvitur Ibrahimovic-in”.

“Është i përjetshëm dhe nuk e kuptoj pse nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë. Në Itali, ka rritur bilancin edhe më shumë se Ronaldo”.
“Besimi i lojtarëve të rinj është rritur që prej arritjes së tij. Ai nuk jep vetëm gola, por transmeton besimin e bashkëlojtarëve, mban skuadrën në krahë në momente të vështira”, deklaroi ai.
“Rosonerët” momentalisht janë të pamposhtur në Seria A, derisa qëndrojnë në kreun e tabelës me 12 pikë./arbresh.info
Simeone: Barcelona është një nga ekipet që luan futbollin më...
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi pla...
Irani devijon anijet në Hormuz për shkak të rrezikut nga min...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në rend dite interpelanca...
Dita e Kushtetutës, Rama: Themel i shtetit dhe garanci për t...
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...