Ish-presidenti i Real Madrid-it, Ramon Calderon e sheh mbrojtësin, Marcelo të transferohet te Juventusi.
Braziliani në kohën e fundit është lidhur me transferimin te “Zonja e Vjetër” për tu ribashkuar me mikun e tij, Cristiano Ronaldo, transmeton portali arbresh.info.
Edhe Calderon beson se ky transferim do ndodh dhe ka mendimin se Marcelo mund të luaj për Juve-n tri ose katër vitet e ardhshme.

“Kam dobësi për Marcelo-n sepse ishte një ndër lojtarët që pagova shumë kur e solla në dhjetor të vitit 2016”.
“Ishte vetëm 18-vjeç, ishte shumë i ri. Jam shumë i lumtur për suksesin që ka pasur, pas 13 sezoneve është bërë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadër”.
“Mendoj se mund të luaj edhe për tri ose katër vite, ndërsa për transferimin Reali do humbasë një yll, ndërsa Juventus do arrij marrëveshje të mirë”, deklaroi ai.
Pritet të shihet nëse do ndodh ky transferim gjatë merkatos verore./arbresh.info.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...