Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ishte në komë artificiale për më shumë se një javë, por sipas vajzës së tij, ai tani ka dalë nga kujdesi intensiv, dhe eshte ne gjendje më të dëshirueshme, transmeton Arbresh.info
84-vjeçari doli pozitiv me Covid-19 në nëntor të vitit të kaluar dhe me sa duket i mbijetoi mirë virusit. Sidoqoftë, gjendja e tij u përkeqësua pas një operacioni në zemër në dhjetor.
“Ai po bën përparim çdo ditë. Përparim i vogël, por i vazhdueshëm. Se ai ishte në gjendje të largohej nga njësia e kujdesit intensiv është një shenjë shumë e rëndësishme psikologjike. Mjekët janë të kënaqur me gjendjen e tij. Por rruga e kthimit është ende një rrugë e gjatë” – tregoi vajza e tij, Corinne Blatter Andenmatten.
Blatter ishte president i FIFA-s nga viti 1998 e deri në 2015.
Ai aktualisht po vuan një ndalim gjashtë-vjeçar për të marrë pjesë në aktivitetet e FIFA-s./Arbresh.info/
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...