Legjenda e Turqisë Rustu Recber është dërguar urgjentisht në spital sepse i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore për shkak të infektimit me koronavirus, ka njoftuar bashkëshortja e vet të shtunën në mbrëmje.
Recber, 46-vjeçar, i ka përfaqësuar klubet si Fenerbahce, Besiktas dhe Antalyasport gjatë karrierës së tij të shndritur, derisa e ka shijuar edhe një periudhë të shkurtër në Barcelonë, transmeton Gazeta Express.
Ai mban rekordin për më së shumti paraqitje për Turqinë, pasi i ka zhvilluar plot 120 ndeshje gjatë gati dy dekadave në portën e ekipit kombëtar.
Recber është duke u trajtuar në spital në Turqi, pasi ka dalë pozitiv në testin për pandeminë koronavirus.
“Do të doja t’ju jepja lajme më të mira duke qenë transparente për të vërtetën, por më vjen keq të them se burri im është shtrirë në spital me diagnozë të Covid-19”, konfirmoi bashkëshortja e tij Isil në Instagram.
“Çdo gjë ishte normal por ai papritmas shfaqi simptoma dhe ne jemi të tronditur ende. Këto janë kohëra të vështira dhe serioze. Unë dhe djali dhe vajza ime kemi dalë negativë. Burri është në spital dhe ne nuk lejohemi ta shohim”, shtoi ajo.
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë