Ish-mbrojtësi i Juventusit, Gianluca Frabotta, zbulon se Cristiano Ronaldo një herë “nuhati dhe përtypte” barin për të shprehur frustrimin ndaj udhëzimeve të Maurizio Sarrit.
Frabotta, i cili ishte pjesë e atij ekipi në sezonin 2019-20, tregoi sesi legjenda portugeze Ronaldo tregoi hezitimin për të ndjekur këshillat taktike të Sarrit gjatë periudhës së shkurtër të këtij të fundit në Allianz Stadium.
“Ronaldo ishte një shembull i përditshëm. Një nga gjestet e tij më ka mbetur në mendje. Gjatë një ushtrimi taktik, Sarri po i tregonte lëvizjet që duhej të bënte në goditjet standard”.
“Ronaldo ishte pak i irrituar. Ai nuk kishte nevojë për udhëzime; ishte ndryshe. Ai ndjente brenda vetes se ku do të shkonte topi. Për ta bërë trajnerin të kuptonte, shkuli pak bar, e nuhati dhe e përtypi.
Frabotta tha se Ronaldo madje e shpjegoi gjestin e tij.
“‘Më pëlqen të kuptoj fushën dhe ku shkon topi”, ka thënë portugezi.
Ronaldo kaloi tre sezone te Juventusi, duke shënuar 101 gola në 134 paraqitje.
Ironikisht, megjithatë, sezoni i tij më produktiv në Itali ishte nën drejtimin e Sarrit, ku shënoi 37 gola në 46 ndeshje.
Juventusi fitoi titullin e Serie A atë sezon, që deri më sot mbetet i fundit për ‘Zonjë e Vjetër’.
Frabotta vazhdoi karrierën te Verona, Frosinone, Bari, Cosenza dhe Ëest Bromëich Albion, përpara se të bashkohej me ekipin e Serie B, Cesena, këtë verë./Telegrafi/
Reagon Agim Musshabanaj, prindi që u sulmua nga djali në Deç...
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...
Daçiq jep versionin e Serbisë për arrestimin e Lozhanit, MPB...
Atalanta kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, fiton bi...
Amerikanët trajnojnë ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë për i...