Ish-gjyqtari spanjoll, Juan Andujar Oliver, e ka quajtur të padrejtë dhe aspak korrekt vendimin e VAR-it për t’ia dhënë Sevillës një penallti në barazimin 2:2 me Real Madridin të dielën.
Gjatë rishikimit në ekranin e VAR-it të një penalltie të fituar nga Karim Benzema, gjyqtarët erdhën në përfundim se gjatë një aksioni paraprak në pjesën tjetër të fushës kishte prekje të topit me dorë në zonë nga mbrojtës i Real Madridit, Eder Militao.
Në vend se Real Madridi të fitonte penallti, gjyqtari akordoi penallti për Sevillën. Ivan Rakitic shënoi dhe e kaloi skuadrën e tij në epërsi prej një goli, para se Eden Hazard ta barazonte rezultatin në 2:2 në fund të kohës shtesë.
Por – sipas Andujar Oliver që tani punon si ekspert i referimit në të përditshmen spanjolle MARCA – topi e preku në krah Militaon para se ta prekte në dorë.
Sipas tij, Real Madridi meritoi penallti për ndërhyrjen e Bonos në Benzeman dhe kjo Sevilla.
“Së pari topi e godet krahun e Militaos, e pastaj dorën e tij”, tha Andujar.
“Ishte plotësisht e rastësishme. Prandaj për mua nuk është e mjaftueshëm për të dhënë penallti”, theksoi ai.
“Loja është dashur të vazhdonte dhe të përfundonte me penallti të Bonos ndaj Benzemas”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...