Alban Jusufi, tani futbollist i pensionuar është dënuar nga Federata e Futbollit të Suedisë për kurdisje të ndeshjeve.
Jusufi që është pensionuar nga futbolli që në vitin 2013, ka marr këtë vendim nga Federata suedeze për të dëshmuar përfshirjen e tij në kurdisje të rezultateve.
Vendimi është marr të enjten, ku Federata e Suedisë i ka suspenduar për pesë vjet dy futbollistët.

Përveç Jusufit është dënuar edhe ish-futbollistii Manchester Cityt, Dickson Etuhu.
Sipas federatës, ata janë munduar të bindin një lojtar që mos të jap më të mirën në ndeshje, përkatësisht të lëshoj ndeshjen.
Etuhu dhe Jusufi në maj të vitit 2017 i kanë ofruar portierit Kenny Stamatopoulos që të kurdis ndeshjen me Gothenburgun, kur ai ishte pjesë e AIK Stockholm.

Sipas mediave angleze, portierit rezervë i ishin ofruar rreth 200 mijë euro për të lëshuar ndeshjen.
Jusufi nuk ka drejtë të kryejë asnjë detyrë që lidhet me sportin për pesë vite.

Jusufi tani 38-vjeçar ka luajtur për disa klube të kategorive të ulëta suedeze, ndërsa në Shqipëri ka bërë karrierë te Vlaznia e Shkodrës. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit