Dyshja e Real Madridit kanë me të vërtetë një formë të veçantë për të festuar golat.
Fillimisht dukej sikur kapiteni i Real Madridit po ia puthte këmbën bashkëlojtarit të tij, gjë që u vlerësua si një festim klasik, transmeton portali arbresh.info.
Por nëse shikojmë gjërat nga afër, është e qartë që Ramos nuhat këmbën e Iscos pas çdo goli.

Çuditërisht, Isco ka ofruar një shpjegim mjaftë të nevojshëm dhe interesant njëkohësisht për këtë duke befasuar tifozët.
“Është një shaka mes Serigos dhe meje”, ka thënë Isco për ‘Marca’. “Ne themi se këmbët tona mbajnë erë, prandaj kur njëri nga ne shënon, ne festojmë në atë mënyrë”
Mesfushori spanjoll ka realizuar katër gola brenda 13 paraqitjeve këtë sezon në La Liga./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës