Mesfushori i Spanjës, Isco është tallur duke thënë se nuk do t’i flas më Cristiano Ronaldos sërish pasi bashkëlojtari i tij te Real Madridi shënoi një hat-trick kundër tij për Portugalinë në Kampionatin Botëror.
Ronaldo shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë duke i siguruar vonë gjatë ndeshjes barazimin 3 me 3 Portugalisë në takimin e tyre të parë në Kampionatin Botëror kundër Spanjës të zhvilluar në kuadër të Grupit B, transmeton portali arbresh.info.
Isco, i cili ka luajtur 90 minuta për Spanjën, ka thënë:
“Mos më flisni mua për Cristianon!”
“Nuk do t’i flas më pas asaj që bëri atë ditë”
“Ai nuk shënon shumë nga gjuajtjet e lira, por kur iu dha shansi atë ditë, dy golat e tij të para i dhanë besim dhe ai shikonte për të hat-trick”
Ky hat-trick ishte i 51-të në karrierën e Ronaldos./arbresh.info/
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...
Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe ...
Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dik...
18 vjedhje dhe 54 arrestime brenda një jave në Ferizaj
Sulmet me dronë, mbyllet përkohësisht aeroporti dhe hapësira...
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar