Sipas raporteve të fundit nga mediat spanjolle, Isco do të vazhdojë qëndrimin në Real Madrid.
Ka pasur spekulime intensive gjatë këtij sezoni se do të luaj vitin tjetër 27 vjeçari ndërkohë që Juventusi i ka kushtuar një vëmendje nga afër situatës së tij derisa vazhdonte të kishte probleme për të depërtuar në linjën startuese duke qëndruar në bankinë nën udhëheqjen e Lopeteguit dhe më pas edhe Solarit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, qysh pasi Zinedine Zidane iu ribashkua klubit, ai ka pasur më shumë kohë në fushë dhe duket se ky ka qenë edhe faktori në vendimin për të vazhduar qëndrimin.
Thuhet se arsyet futbollistike nuk janë të vetmet prapa këtij vendimi për shkak se lojtari është i gatshëm për tu bërë baba dhe ka zgjedhur për të mos çrrënjosur familjen e tij nga Madridi.
Ai dhe partnerja e tij Sara Slamo thuhet se janë shumë të lumtur në kryeqytetin spanjoll dhe meqenëse e ardhmja e tij në futboll duket më e sigurt nën udhëheqjen e Zidanes, ai nuk sheh arsye për të ndryshuar këtë./arbresh.info/
Plas ‘skandali’ tek Sllovakia para ndeshjes me K...
Shpërthime në Teheran në ditën e tretë të sulmeve SHBA–Izrae...
Kurti: Nuk ka kandidat konsensual dhe as marrëveshje politik...
Pse VV nuk po e kandidon Osmanin për presidente? – Përgjigje...
Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerika...
Vrasja e Ali Khameneit/ Kush është Hassan Khomeini, nipi 58-...