Isco ka distancuar vetën nga raportet që e lidhin atë me transferimin nga Real Madridi te Barcelona.
24-vjeçari ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën aktuale dhe ka pranuar tashmë se është i shqetësuar me kohën e tij në fushë nën udhëheqjen e trajnerit Zinedine Zidane, transmeton portali arbresh.info.
Iscos raportohet se i janë ofruar 17.2 milionë funta nga Barcelona për të hequr dorë nga marrëveshja e tij me “Los Blancos”, por mesfushori insiston se nuk është e vërtetë ajo që është thënë.
“Si lojtarë ne jemi të prekshëm ndaj thashethemeve”, tha mesfushori.
“Ne duhet t’i ndjekim ato dhe tani që zhvillohet më pak futboll për shkak të pushimit ndërkombëtar, disa pjesë të mediave kanë trilluar gjëra”, përfundoi Isco./arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK