Liverpool ka konfirmuar zyrtarisht se Alexander Isak ka pësuar frakturë në fibulë, me sulmuesin suedez që ka kaluar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale.
26-vjeçari u dëmtua menjëherë pasi shënoi golin e parë në fitoren 2-1 ndaj Tottenham Hotspur, ku u ndal pas një ndërhyrjeje të fortë nga mbrojtësi i Spurs, Micky van de Ven, në momentin e goditjes drejt portës.
Isak mbeti i shtrirë në fushë duke marrë ndihmë mjekësore në këmbën e majtë, por nuk ishte në gjendje të vazhdonte ndeshjen dhe u zëvendësua.
Pas ekzaminimeve të mëtejshme, klubi vendosi që lojtari t’i nënshtrohej operacionit, i cili u krye me sukses. Megjithatë, Liverpool nuk ka dhënë ende një afat konkret për rikthimin e tij në fushë.
“The Reds” kanë dal me deklaratë zyrtare të publikuar të hënën në mbrëmje.
“Alexander Isak sot ka kaluar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale pas dëmtimit të pësuar të shtunën.”
“Sulmuesi i Liverpool u dëmtua gjatë aksionit të golit hapës ndaj Tottenham Hotspur dhe u detyrua të largohej nga fusha.”
“Pas diagnozës, u krye një operacion në kyçin e këmbës që përfshinte një frakturë të fibulës.”
“Rehabilitimi i Isak do të vazhdojë në qendrën stërvitore AXA, pa një afat të caktuar për rikthimin e tij”, shkruhet në njoftim.
Isak u transferua tek Liverpooli në verë për 150 milionë euro nga Neëcastle United, shifër kjo rekord në Premier League, mirëpo deri më tani suedezi nuk e ka arsyetuar fare këtë çmim./Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...