Top transferimi i verës tek Liverpooli, Alexander Isak nesër mund të debutojë me fanellën e “The Reds”, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit në “Anfield”.
Isak u transferua në ditën e fundit të merkatos tek Liverpooli nga Newcastle United, klub me të cilin nuk zhvilloi asnjë paraqitje këtë sezon, madje nuk stërviti fare me ta për shkak se ai e deshi transferimin tek “The Reds”, që nga fillimi i verës, shkruan Arbresh.info.
Në konferencën për media para lojës së nesërme ndaj spanjollëve, trajneri Arne Slot foli për situatën e Isakut.
“Ekziston një mundësi të luaj, sepse ai është në listën e skuadrës,” tha Slot në konferencën e tij për shtyp sot, kur u pyet për gjasat që Isak të luajë në këtë ndeshje.
“Pra, ka një shans të luajë, mund të them qind për qind i sigurt që ai nuk do të luajë 90 minuta. Por ai është pjesë e skuadrës.”
“Është tashmë një ndeshje e Ligës së Kampionëve për t’u pritur me padurim, por nëse njerëzit mezi presin minutat e tij të para, kjo mund të ndodhë edhe nesër.”
“E vetmja gjë që është e sigurt është se ai nuk do të luajë 90 minuta, për pjesën tjetër do ta shihni nesër”, tha Arne Slot.
Kujtojmë se Isak nuk ka luajtur asnjë minutë që nga transferimi i tij tek Liverpooli, sepse nuk ishte i përfshirë në ndeshje ndaj Burnleyt.
Minutat e vetëm të këtij sezoni, Isak i luajti në Prishtinë në ndeshjen kualifikuese për Botëror të Suedisë ndaj Kosovës, të cilën kombëtarja suedeze e humbi 2-0./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit