Ipswich Town është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Bristol City, Anis Mehmeti, para mbylljes së afatit kalimtar.
Mesfushori ofensiv 25-vjeçar ka kontratë që skadon në verë, ndërsa Ipswich shpreson ta afrojë reprezentuesin shqiptar për të forcuar ambiciet e tyre për rikthim në Premier League, duke dobësuar njëkohësisht një rival direkt për ngjitje.
Nga ana tjetër, Bristol City dëshiron ta mbajë lojtarin për synimet e veta drejt “play-off”-it dhe është në bisedime për një kontratë të re. Megjithatë, Ipswich është e gatshme të sfidojë përpjekjet e klubit aktual për ta mbajtur Mehmetin.
Anis Mehmeti, i cili ka 3 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë, iu bashkua Bristol Cityt në janar të vitit 2023.
Në këtë sezon të Championship-it, ai ka regjistruar 8 gola dhe 6 asistime në 27 paraqitje.
Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e kartonit të tij në treg është rreth 10 milionë euro./Arbresh.info
Tre arinj hyjnë në oborrin e një familjeje në Hoçë të Prizre...
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus