Ipswich Town është skuadra që këtë vit është inkuadruar në Premier League, por aventura e tyre nuk nisi aspak mirë pasi deri në xhiron e 11-të ata nuk patën asnjë fitore.
Por në këtë xhiro skuadra ku luan edhe gardiani dardan, Aro Muric, shënoi një fitore të madhe në udhëtim tek Tottenhami me rezultat 1-2, shkruan Arbresh.info.
Të besuarit e McKennas gjithë punën e kryen në pjesën e parë kur realizuan dy golat, fillimisht në minutën e 31-të me Szmodics, pastaj 12 minuta më vonë realizoi edhe Delap për 0-2.
Tottenham u mundua në pjesën e dytë të rikthehet në lojë ku realizoi në minutën e 69-të, me golin e Bentacur por kjo ishte e tëra se çfarë bën vendasit.
Deri në fund Ipswichi arriti të mbrohet dhe të siguroj fitoren e parë këtë sezon e cila është e para në Premier League pas 22 viteve.
Me këtë triumf tashmë ata kanë tetë pikë dhe janë larguar nga zona e rrezikshme ku ndodhen në pozitën e 17-të kurse Tottenham është i 10-ti me 16 sosh./Arbresh.info
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...