Simone Inzaghi s’mund të fshihte gëzimin për fitoren ndaj Leccen, që i dha mundësi skuadrës zikaltër ta mbyllë vitin në vendin e parë, momentalisht +4 nga Juventusi.
“Luajtëm 120′ të mërkurën, por fatkeqësisht nuk morëm atë që meritonim. Nuk ishte e lehtë sot, në pjesën e dytë dhe në çerekun e parë Lecce bëri mirë dhe ne u mbrojtëm mirë. Pastaj, pas 2-0 ne e kontrolluam lojën.”
Forma e Bisseck dhe merktoja: “Ne po flasim me drejtuesit, të cilët tashmë janë në punë. Kemi shumë ndeshje, kemi nevojë për alternativa. E dimë që nuk do ta kemi Cuadrado deri në fillim të prillit, është një mungesë e rëndësishme.”
Vlerësimi për Arnautovicin: “Performanca që dha vlen dy gola, ai ishte i shkëlqyer nga minuta e parë deri në minutën e fundit. E vetmja keqardhje është që nuk e gjeti golin
Një dhuratë për Krishtlindje: “Dy ditë pushim për ekipin, nuk ka ndodhur që nga 13 korriku”./ss
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...