Simone Inzaghi ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes Barcelona – Inter.
Trajneri italian, Simone Inzaghi ka arritur që në dy ndeshje këtë grup të dalë më mirë taktikisht sesa kundërshtari i tij, Xavi Hernandez.
Inter mori një barazim të madh në ‘Camp Nou’, barazim ky që me shumë gjasë do ta dërgojë në fazën tjetër të garave. Megjithatë, trajneri i Inter nuk është krejtësisht i kënaqur.
“Barazim i rëndësishëm, por ka pishmane. Ne jemi të kënaqur, por jo krejtësisht. Tani na duhet hapi i fundit ndaj Viktoria, por së pari dy ndeshje në ligë”, ka thënë Inzaghi.
“Skuadra ime nuk më befasoi, bëmë gjëra të rëndësishme këto 15 muaj”, shtoi ai.
Inter mban pozitën e dytë në tabelën e grupit, me tri pikë më shumë sesa Barca. Në lojë deri në fund të grupeve janë edhe gjashtë pikë në total
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...