Adnan Januzaj tashmë është lojtar i skuadrës spanjolle Real Sociedad.
Skuadra në La Liga ka siguruar transferimin e futbollistit kosovar, të cilin e vlerëson si një “lojtar të talentuar dhe të etur për zhvillim në skuadër”, shkruan portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Belgjikës ka thënë para kamerës së ‘Real Sociedad TV’ se është “shumë i ngazëllyer” me transferimin te klubi në La Liga. Ai pretendon se ka arritur në një skuadër që “luan futboll shumë të mirë” dhe mezi pret t’i njoh bashkëlojtarët e rinj dhe të fillojë punën me ta.
22-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare që i siguron atij qëndrimin në Real Sociedad deri në vitin 2022 pas largimit nga Manchester United për 8 milionë funta.
Gjiganti në Premierë Ligë ka përfshirë në marrëveshjen për shitjen e Januzajt një klauzolë të riblerjes në rast se 22-vjeçari rikthen formën e shfaqur fillimisht te “Djajtë e Kuq”./arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...