Andre Onana është edhe zyrtarisht pjesë e Interit.
Portieri kamerunas është bashkuar me gjigantin italian pas shtatë viteve të kaluara në Amsterdam te Ajaxi.
26-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Interin ku do të fitoj pagë vjetore prej tre milionë eurove në stinor.
Pas nënshkrimit të kontratës Onana ka thënë se e ka bërë ëndrrën realitet për të luajtur me klubin zikaltër.

“Ëndrrat bëhen realitet. Jam shumë entuziast që do të jem pjesë e klubit tim të ri. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit, trajnerin dhe ekipin për realizimin e ëndrrës time”, ka thënë Onana.

Onana pritet të luftojë për një vend titullari te Interi së bashku me kapitenin Samir Handanovic, shkruan telegrafi.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...