Interi ka vazhduar me fitore, pasi ka triumfuar në udhëtim te Spezia me rezultat 1-3.
Neroazzurët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe me plot meritë morën tri pikët nga kjo përballje.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 31-të, kur Marcelo Brozovic me një goditje të fuqishme realizoi një gol të bukur për 0-1.
Me epërsinë minimale të Interit u mbyllën 45 minutat e para në këtë sfidë.
Edhe në pjesën e dytë kampionët në fuqi të Italisë ishin më dominues në ndeshje ku shënuan edhe një gol.
Kroati Ivan Perisic harkoi bukur në zonë, derisa Lautaro Martinez e devijoi topin për ta dërguar në rrjetë në minutën e 73-të dhe për ta shënuar golin e sigurisë për Interin.
Vendasit shënuan një gol fantastik me anë të Maggiores në minutën e 88-të për ta ngushtuar epërsinë në 1-2.
Por krejt në fund të ndeshjes, Alexis Sanchez shënoi pas asistimit nga Lautaro Martinez për 1-3.
Pas këtyre tri pikëve, Interi rikthehet në krye të Serie A me 69 pikë të grumbulluara, një më shumë se Milani.
Ndeshjen e ardhshme Interi do ta ketë një përballje shumë të vështirë, pasi pret Romën në San Siro, derisa Spezia takohet me Torinon.
Një muaj paraburgim për Arianit Sllamnikun
Prokuroria jep detaje për rastin në Restelicë të Dragashit: ...
Kuvendi shqyrton sot projektligjin për aderimin e Shqipërisë...
Prokuroria kërkon paraburgim për djalin që dyshohet se privo...
Vjedhja e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje
Zgjatet afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Viti