Kapiteni dhe sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka dhënë një intervistë në kuadër të 110-vjetorit të klubit zikaltër.
Sulmuesi argjentinas ka theksuar se zikaltrit janë një skuadër e veçantë dhe se ndihej shumë i lumtur që mban shiritin e kapitenit të Interit.
Cilat ndeshje të Interit mbani mend më mirë?
Icardi: Finalen e Champions Leagues, në 2010-ën dhe derbin e tetorit të kaluar, kur fituam 3-2 dhe shënova tripletë.
Sa përgjegjësi ka të jesh kapiten i Interit, në moshën 22-vjeçare?
Icardi: Shumë, puk është e lehtë në atë moshë, por karakteri im është i tillë, që i pëlqen dhe përballon sfidat. Të mbaj në krah shiritin e Zanettit, më ka rritur shumë si njeri dhe si futbollist. Përfaqësoj me krenari skuadrën dhe tifozërinë dhe përpiqem të bëj gjithmonë më të mirën.
Çfarë do të thotë për ty ‘i sëmurë’ (amala)?
Icardi: Është sinteza e këtij klubi. Ne të gjithë e duam njëri-tjetrin, si në një familje që jeton me dashuri. Ne punojmë së bashku për të mirën e të gjithëve. Është Inter: jo të gjitha ekipet janë të tillë
Çfarë do të donit t’i dhuronit Interit, në ditëlindjen e 110?
Icardi: Shpresoj sa më shumë gola, që sjellin kënaqësi dhe gëzim.
Çfarë përjeton kur luan përballë 70 mijë tifozëve?
Icardi: Është diçka e jashtëzakonshme, e çmendur, kur dëgjon ‘Forca Inter’. Jam shumë me fat që kam pasur mundësitë ta përjetoj këtë emocion.
Çfarë ndjen kur je te pika e 11-metërshit?
Icardi: Një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Ndjej besimin e të gjithë skuadrës, por edhe ankthin e tifozëve, që presin të shpërthejnë në brohorima.
Cili është futbollisti më i mirë i Interit? Po më i miri në botë?
Icardi: Javier Zanetti dhe Lionel Messi. Të dy argjentinas, ashtu si unë
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...