Paulo Dybala mund të vazhdojë karrierën në Premierligë.
Manchester United është një nga klubet e interesuara për shërbimet e argjentinasit, i cili është lojtar i lirë që nga 30 qershori, sipas “ESPN”.
Dikur raportohej se ishte afër, por Dybala tani duket larg transferimit te Interi.
Edhe Beppe Marotta së fundmi deklaroi se nuk janë të interesuar për ish-futbollistin e Palermos.
Në anën tjetër, “Djajtë e Kuq” kanë zhvilluar bisedime tashmë me agjentin e Dybalas.
Transferimi i mundshëm i 28-vjeçarit te Manchester United thuhet se varet edhe nga e ardhmja e Cristiano Ronaldos, i cili është i lidhur me një largim nga “Old Trafford” këtë verë. /Gazeta Express/
Vërshimet, dhurohen 500 mijë euro për vetëm tri orë
Komuna e Mitrovicës ndan 500 mijë euro për vërshimet
Peci tregon pse s’e ka shkarkuar këshilltarin e dënuar për v...
Mozzik ofron 20 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
“Bashkë ia dalim” – Mbrëmje humanitare për familjet që pësua...
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukraina...