Talentet shqiptarë në Evropë sa vijnë e shtohen dhe një prej tyre po shkëlqen në Itali me skuadrat e moshave të Interit.
Andi Hoti po paraqitet shumë mirë me skuadrën U19 të zikaltërve dhe klubi ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me talentin dhe të firmosë kontratë të re.
Gazetari Nicolo Schira bën me dije se 18-vjeçari ka gjetur akordin me Interin për të rinovuar edhe për tre vite të tjera, deri në verën e 2024-ës.
Ai erdhi te Interi në janarin e vitit 2020 nga Zurich në Zvicër dhe ka arritur të fitojë besim dhe të sigurojë qëndrim afatgjatë në Milano.
Inter shpenzoi 150 mijë euro në atë kohë, ndërsa tashmë vlera e talentit me origjinë nga Kosova dhe i lindur në Zvicër është rritur ndjeshëm.
Hoti deri më tani ka zgjedhur të luajë me Kosovën, teksa është grumbulluar edhe me skuadrën U21, me të cilën nuk ka debutuar ende.
Done deal! Andi #Hoti (born in 2003) will extend his contract with #Inter until 2024. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 10, 2021
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...
Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenoci...
‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 mi...