Interi tani pritet të bëjë kontakte të reja për të nënshkruar me mbrojtësin e Borussia Monchengladbach, Matthias Ginter.
Marco Conterio ka raportuar se Ginter ka të njëjtin agjent si Hakan Calhanoglu dhe Interi tashmë ka biseduar me rrethin për nënshkrimin e mbrojtësit gjerman. Por në fillim të javës së ardhshme priten kontakte të reja mes Interit dhe rrethit të lojtarit.
Jo vetëm Interi, por edhe Napoli janë të interesuar për gjermanin pavarësisht se kanë nënshkruar me Axel Tuanzebe në formë huazimi nga Manchester United. Pavarësisht kësaj, nënshkrimi i lirë i Ginter nuk mund të përjashtohet ende për Napolin.
Bisedimet e Interit për një marrëveshje të re që përfshin Stefan de Vrij kanë arritur në një ngërç dhe bisedimet për Milan Skriniar ende nuk kanë filluar gjithashtu./Arbresh.info
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...