Interi është duke e përgatitur një goditje të dyfishtë në afatin kalimtar të verës, pasi synon t’i transferojë të rinjtë Charlie Wellens dhe James Garner nga Manchester Unitedi.
Zikaltrit pothuajse kanë arritur marrëveshje për transferimin e një tjetër lojtari nga United, Tahith Chong, i cili ka disa muaj që është në bisedime për t’iu bashkuar Interit.
Por duket se Interi nuk ka mbaruar punë me lojtarët e Unitedit akoma.
Gazeta britanike “The Sun” shkruan se zikaltrit kanë dërguar skautë shumë herët për t’i vëzhguar mesfushorët e talentuar Wellens 17-vjeçar dhe Garner 18-vjeçar.
E përditshmja britanike sugjeron se Unitedi dëshiron t’i mbajë të dytë në klub, por se Wellens në veçanti mund të joshët ta braktisë klubin për Interin, transmeton Gazeta Express..
Inter i ka blerë Romelu Lukakun dhe Ashley Youngun nga Manchester Unitedi vitin e kaluar, si dhe e ka huazuar Alexis Sanchezin për një sezon.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...