Interi ka arritur fitoren e dytë në Serie A. Ata kanë mposhtur Cagliarin në Sardegna Arena me rezultat 1-2.
Edhe në këtë ndeshje hero u tregua ish sulmuesi i Manchesterit, Romelo Lukaku
Interi ka vazhduar formën e mirë të tyre në Serie A.
Pasi që mposhtën Leccen në San Siro me rezultat të thellë 4-0, kaltërzinjtë kanë arritur një fitore tjetër, kësaj radhe kundër një skuadre me të fortë se Lecce, Cagliarit.
Që nga fillimi i ndeshjes Interi u tregua me kërkues dhe arriti që të shënon gol në minutën e 27-të ku Stefano Sensi harkoi në zonë ku për mrekulli i gjend Lautaro Martinez i cili shënoi edhe golin e parë për Interin këtë sezon.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, edhe pse Interi kishte disa mundësi të mira shënimi.
Cagliari ngjallet në pjesën e dytë dhe edhe ata sikurse Interi pas një harkimi në zonë te Nandez në minutën e 50-të shënon Joao Pedro.
Pas golit të pësuar të barazimit, fillon një ofensivë e Interit në drejtim të portës se Cagliarit, e ku në minutën e 72-të shkaktohet një penallti të cilën në gol e shndërron Romelu Lukaku.
Pas kësaj fitoreje, Inter prin në Serie A me gjashtë pikë, aq sa ka Torino dhe Juventus në pozitat 2 dhe 3. /GazetaExpress/
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...
Vdes një 59-vjeçar në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një ...
Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tira...
Istog: I mituri nuk ndalet pas urdhërit, policia arrin ta ka...
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...