Gazeta spanjolle Sport pretendon se Interi është në negociata me zyrtarët e Barcelonës për mesfushorin Ivan Rakitic, por dëshirojnë të zvogëlojnë çmimin e kërkuar prej 35 milionë eurove.
Mesfushori 31-vjeçar është duke u përfolur shumë për largim në janar për shkak se vazhdon të mos jetë e skuadrës së rregullt në Camp Nou këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën e lartpërmendur, reprezentuesit e “Nerazurrëve” janë takuar me zyrtarët e Barcelonës javën e kaluar për të diskutuar rreth situatës.
Megjithatë, çmimi prej 35 milionë eurove është duke u konsideruar i tepërt, veçanërisht pasi kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2021.
Interi është duke pritur nëse ata mund të kualifikohen në xhiron e 1/8-ës në Ligë të Kampionëve për shkak se kjo do t’i jepte një shtytje të madhe financiare.
Kjo do të thotë gjithashtu se ata do të kenë nevojë për më shumë lojtarë për të mbuluar tre turnet.
Një tjetër alternativ e Rakiticit do të ishte bashkëlojtari i tij te Barcelona, Arturo Vidal, i cili tashmë ka punuar me Antonio Conten në Juventus./arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...