Ish-presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti beson se nuk është utopike që Nerazurrët të ëndërrojnë për titullin kampion apo Scudetton në Serie A.
Nerazzurrët janë ende të pamposhtur në Serie A dhe fituan ndaj Atalantas me rezultat 2-0 në mbrëmjen e së dielës.
Kjo fitore e rikthej Interin në pozitën e dytë, me dy pikë më shumë se Juventusit në vendin e tretë dhe dy pikë prapa Napolit lider.
Pas kësaj fitore ka folur ish-presidenti i Interit, Moratti, i cili mendon se Interi mund ta fitojë titullin kampion këtë sezon në Serie A.
“Scudetto? Nuk është utopike”, ka thënë fillimisht Moratti për gazetarët italianë.
“Për fat të mirë është më mirë të mos flasim për këtë sepse Interi po luan seriozisht, është një skuadër solide që po merr pikë nga merita”.
“Ne mund të mendojmë për Scudetton, por kemi filluar me qëllim që të hyjmë në Ligën e Kampionëve, kështu që le të mbetemi aty tani për tani”.
“Jam i befasuar nga rezultatet e Juventusit, ata janë shumë të fortë, por nuk presin rezultate negative”.
“Nuk jam i befasuar nga Interi, sepse si një tifoz i futbollit unë jam një ëndërrimtar i parë”, përfundoi presidenti legjendar i Interit.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...