Interi raportohet se është i gatshëm ta shesë Lautaro Martinezin në afatin kalimtar të kësaj vere.
Nerazzurët kanë vazhduar kontratat e disa lojtarëve, duke rrezikuar kështu pragun e shpenzimeve, por kjo mund të ulet nëse shesin në afatin e verës.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Lautaro do të jetë lojtari i parë në listën e largimeve nga kampioni i Serie A-së. Klubi italian tashmë i ka caktuar çmimin lojtarit dhe sipas mediumit – klubi që i do shërbimet e tij duhet të paguajë 68 milionë euro.
Arsenali dhe Atletico Madridit thuhet se kanë shfaqur interesim direkt, por që për të në garë mund të futen edhe Barcelona e Bayern Munichu.
Interi është i hapur për ofertat e larta dhe nuk do të pranojë shitjen e tij nën këtë shumë të caktuar. /Telegrafi/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës