Interi ka marrë një fitore të madhe me rezultat 2-1 në udhëtim te Sassuolo në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A.
Ekipi i Simone Inzaghit ka arritur t’i kthehet fitores në Serie A, pas dy humbjeve radhazi.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën disa raste, por vetëm mysafirët tunden rrjetën.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të me anë të Edin Dzekos, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Denzel Dumfries, shkruan telegrafi.
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e njëjtë me të dyja skuadrat thuajse të barabartë, por kësaj radhe të dyja skuadrat gjeten golin.
Megjithatë, të parët që shënuan ishin vendasit, pasi në minutën e 60-të ishte Davide Frattesi që barazoi shifrat në 1-1.
Pas këtij goli, Interi rriti sulmet në kërkim të golit të epërsisë dhe atë e gjeti në minutën e 75-të, ku përsëri ishte Dzeko që shënoi gol, kësaj radhe për 1-2.
Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por shifrat mbeten të pandryshuara dhe Interi iu gëzua në fund fitores dhe tri pikëve të mëdha.
Pas kësaj fitore, Nerazzurrët e shohin veten në pozitën e shtatë me 15 pikë, teksa Neroverdi në vendin e nëntë me 12 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Interi e pret në shtëpi Salernitanan, ndërsa Sassuolo udhëton te Atalanta.
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...